Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 5 shtator 2020. Për Shaip Kamberin, Deputet popullor në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), “elementi më pozitiv për Luginën e Preshevës” në marrëveshjen e arritur të Premten në Uashington është një detyrim i ndërsjellë për të njohur diplomat universitare.
“Historike ose jo, me elemente ekonomike ose politike, marrëveshja e nënshkruar nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të presidentit të superfuqisë së vetme globale, shënon fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe do të përshpejtojë proceset Euro-Atlantike”, thotë Kamberi.
Duke theksuar rëndësinë e njohjes reciproke të dakorduar të diplomave, Kamberi shtoi se “Lugina e Preshevës, me gjithë kompleksitetin e saj, duhet të jetë pjesë e kësaj agjende Euro-Atlantike të cilën e bie Marrëveshja.”
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve (KNSH) gjithashtu përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, veçanërisht pjesën për njohjen e diplomave të Kosovës.