KOMUNALIA VENDOS VALVULA TË REJA, BUJANOCI MBETET PA UJ SË PAKU TRI ORË

 

Shkruan: N. Stevanoviq

 

Bujanoc, 25 shtator 2020. NP “Komunalia” filloi zëvendësimin e valvulave të vjetra në rrjetin e furnizimit me ujë të qytetit, i cili më në fund do të mundësojë mbylljen e zonave të caktuara në rast aksidenti, dhe jo të gjithë qytetit, siç ka qenë deri më tani.

 

Bujanoci është përsëri pa ujë të që nga paradita e së premtes, por, siç mësojmë, këtë herë jo për shkak të ndonjë havarie, por për shkak të ndërrimit të zëvendësimit të valvulave afër parkut të qytetit.

 

Sipas shpjegimeve të “Komunalisë”  për shkak të valvulave të konsumuara, nuk ishte e mundur të ndalej uji në zona të caktuara, mirëpo kjo së shpejti do të ndryshojë, sepse, sipas informacionit jozyrtar nga ndërmarrja komunale, janë valvula të reja dhe instalimi i tyre do të bëhet ditëve në vijim.

 

Në vendin ku po zëvendësohet valvula e parë, na thanë (11:15) që punimet do të zgjasin të paktën tre orë dhe se sigurisht nuk do të ketë ujë para kësaj kohe.

 

Pas marrjes së funksionit të kryetarit të Organit të përkohshëm, njeriu i parë i NP “Komunalia”, Ruzhdi Halili, ksihte paralajmëruar zgjidhjen e problemeve që përkojnë me furnizimin m uj të pijshëm.

 

Ai nuk ishte në dispozicion për koment me këtë rast.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *