Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 25 nëntor 2020. 12 raste të reja me Covid-19 u regjistruan dje në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Nga 12 raste të reja, numri i të infektuarve në nëntor u rrit në 165, përkatësishtë 365 që nga fillimi i pandemisë.
Gjatë të martës në ambulancën Covid u bënë 99ekzaminime, dhe për dallim nga ditët e mëparshme, dje pati edhe katër fëmijë ndër rastet e dyshimta.
Me testet e reja antigjen u testuan 28 pacientë, nga të cilët 12 ishin pozitivë, 3 mostra u testuan serologjikisht dhe të gjithë ishin negativë, ndërsa nuk pati mostra të testuara me PCR.
Për të dytën ditë me radhë nuk është regjistruar asnjë infeksion nga virusi Covid – 19 në mesin e punonjësve të Shtëpisë së shëndetit, ndërsa numri i të prekurve gjatë këtij muaji ka shkuar në 13.