Bujanoc, 1 dhjetor 2020 – Në Bujanoc u konfirmua një rast i infeksionit me virusin covid-19, që është dukshëm më pak se mesatarja ditore në javën e kaluar, mirëpo në pritje janë gjithashtu rezultatet e 17 testeve PCR, përfshirë një mostër të një gruaje shtatzënë.
Një punonjës tjetër i Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc është prekur me virusin covid-19, gjë që ka çuar në 18 numrin e mjekëve të prekur gjatë nëntorit në këtë ent.
Bazuar në statistikat numerike, nëntori është muaji më i keq që nga fillimi i epidemisë – me ç’rast në komunën e Bujanocit u prekën 217 persona, 5 më shumë se numri i përgjithshëm i të infektuarëv në 8 muajt e mëparshëm.
Gjatë ditës së djeshme, në ambulancën Covid u kryen 117 ekzaminime.
Siç tha drejtoresha, Dr. Daliborka Pavlloviq ka pasur mungesë të testeve të shpejta që nga e premtja, për shkak të harxhimit të rezervave, mirëpo sot kanë arritur 400 teste të tilla.
Dr. Pavlloviq theksoi se qytetarët pa simptoma gjithashtu mund të testohen në Shtëpinë shëndetsore me teste aerologjike edhe pa pasur simptoma klinike, testim i cili kushton 1,200 dinarë.