Bujanoc, 7 dhjetor 2020 (Foto nga arkivi: Përbërja e kaluar e Kuvendit) – Për një kohë të gjatë zëvendësi i kryetarit të Komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq, ka jasa serioze të bëhet përsëri pjesë e qeverisjes lokale, thonë për Bujanovaçke burime nga kreu i koalicionit qeverisës shqiptar.
Sidoqoftë, shumica në pushtet është e ndarë për këtë çështje.
Partia për Veprim Demokratik (PVD) e Shaip Kamberit angazhohet që Arsiq, lider i Listës zgjedhore të SPS-it që fitoi 3 këshilltarë, të bëhet pjesë e koalicionit qeverisës.
Sipas bashkëbiseduesve tanë, në këtë mënyrë, PVD dëshiron të tregojë se progresistët nuk janë përfaqësuesit e vetëm të serbëve në Bujanoc.
– Këtë është duke e kundërshtuar kryetari i komunës, Nagip Arifi, i cili, parapëlqen që në koalicionin qeverisë ta shehë SNS-in, me të cilën ai tashmë ka negociuar – shtojnë burimet tona nga PVD.
Kjo është vetëm një dëshmi tjetër e mosmarrëveshjes brenda koalicionit qeverisës, kryesisht mes partive më të forta – PVD-ës dhe PD-ës së Nagip Arifit, i cili me t’u zgjedhur kryetar i komunës kishte deklaruar se dyert e qeverisjes lokale mbeten të hapura edhe për serbët.
Vetë Arsiq thotë për Bujanovaçke se askush nga pushteti lokal nuk e ka kontaktuar atë, por se ai është i gatshëm të ndihmojë nëse i kërkohet. Nën kushte të caktuara dhe jo me çdo kusht, thotë ai.
Ai gjithashtu deklaron se, sipas informacionit të tij, ka shumë probleme në funksionimin e Administratës Komunale, kryesisht në lidhje me projektet kapitale për vitin e ardhshëm.
Nga ana tjetër, kreu i këshillit lokal të SNS-it në Bujanoc, Nenad Mitroviç, tha javën e kaluar se “nuk ka asgjë” nga përfshirja e serbëve në qeverisjen lokale sepse, siç tha ai, kjo po pengohet nga Tirana.
Në gati dy dekadat e fundit, Arsiq ka punuar ngushtë me të dy lojtarët kryesorë shqiptarë, Arifin dhe Kamberin, ndërsa ishin në krye të Bujanocit.
PD dhe SNS e Arifit janë fituesit e zgjedhjeve të 21 qershorit me nga 10 vende secila, PVD ka 8 dhe SPS me Arsiq 3.
Më 22 korrik, anëtarët e partive shqiptare, 26 prej tyre, formuan shumicën qeverisëse ndërkohë që 13 këshilltarë serbë bojkotuan punën e kuvendit lokal, e cila është e vetmja pikë që bashkon këshillat lokale të SNS-it dhe SPS-it, ose nëse është më e lehtë për ju, Mitroviqin dhe Arsiqin.
Megjithatë, udhëheqësit shqiptarë shpesh përsërisin se marrëveshja e tyre e koalicionit lë mundësinë e ardhjes së serbëve në pushtet, por kjo nuk ka ndodhur për gati 5 muaj që nga konstituimi i pushtetit lokal.