KAMBERI DHE UGLANIN: NË REGJISTRIM TË PËRFSHIHEN TË GJITHË QYTETARËT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 19 shkurt 2020.. (foto nga FB PAD)

Grupi parlamentar “Lugina e Bashkuar – PAD Sanxhak”, e udhëhequr nga deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, do t’i japë “mbështetje të plotë për të gjitha aktivitetet për të regjistruar të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe Sanxhakut” në regjistrimin e ardhshëm në Serbi.

Siç u kumtua nga Partia për Aksion Demokratik (PAD) të Sanxhakut, pas vizitës së Kamberit dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Ragmi Mustafa në selinë e kësaj partie në Novi Pazar, një nga temat e takimit ishte regjistrimi i ardhshëm në Serbi dhe vendet e tjera në rajon, I cili do të bëhet në tetor të këtij viti.

– U arrit në përfundimin se deputetët do të marrin përsipër aktivitete specifike në procesin e ndryshimit të Kushtetutës së Serbisë dhe për zgjidhjen e problemeve specifike të qytetarëve në Sanxhak dhe Luginën e Preshevës – deklarojnë në PAD-in e Sulejman Ugljaninit.

Në kumtesë thuhet se gjatë takimit, si parti parlamentare të pakicave, anëtarët e grupit parlamentar “Lugina e Bashkuar – PAD Sanxhak”, që përfaqëson opozitën e vetme në Parlamentin Serb, janë një faktor i pashmangshëm në bisedimet e ardhshme për krijimin e kushteve për zgjedhje të rregullta, të lira, të drejta dhe demokratike, në të cilat qytetarët do të jenë në gjendje të shprehin lirisht vullnetin e tyre zgjedhor pa presion dhe pa frikë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *