Bujanoc, 10 maj 2021 – Në prag të festës së Fitër Bajramit vërehet frekuentim më i madh i qytetarëve të cilët janë duke bërë përgatitjet e fundit për pritjen e kësaj feste të madhe për besimtarët muslimanë.
Duke blerë produktet që shtrohen tradicionalisht në sofrën e Bajramit.
Pavarësisht gjendjes financiare, qytetarë të shumtë frekuentojnë tregun e qytetit i cili ishte i furnizuar mjaftueshëm për ti shërbyer konsumatorëve, ku këta të fundit shqetsues e shohin faktin tek çmimet e prodhimeve krahasuar me të ardhurat mujore në vendin tonë.
-Këtë të hënë shitja është më e kënaqshme krahasuar me javët e kaluara – thekson shitësi Dushan Gjorgjeviq nga Vërtogoshi, duke shtuar se çmimet kan një ndryshim të vogël, ndërsa artikujt më të kërkuar janë domatet, specat trangujt dhe lakra, të cilat në tregun e sotëm ishin me çmime si në vijim:
-Domatet nga 130-150 dinarë për 1 kilogram, specat 200, trangujt 100 dhe lakra ishte 80 dinarë 1 kilogram.
Ndërkaq mendimi i blerëses Sllavica Stoshiq ishte se: “Kur janë të freskëta normalisht se kanë edhe çmime të larta”.
Për dallin nga Sllavica, mendimi i blerëses Mevlude Ramadani ishte se çmimet janë të larta, kur kemi parasysh faktin e papunsis në vendin tonë.
Përpos pemëve dhe perimeve në tregun e sotëm kërkesa më e madhe ishte për arra të cilat nevoiten për përgaditjen e bakllavës, çmimi i tyre ishte 800 dinarë për një kilogram.