Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 9. qershor 2021. – (Foto nga arkivi) – Në komunën e Bujanocit, kundër virusit Covid – 19, deri më tani janë vaksinuar më shumë se 15,000 njerëz, iu tha portalit tonë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Sipas të dhënave më të fundit, që nga 7 qershori, dozën e parë të vaksinës kundër Covid – 19 e kanë marrë 8.668 qytetarë, ndërsa 6.563 persona kanë marrë edhe dozën e dytë.
Siç tha për Bujanovaçke, Dr. Afërdita Mustafa, në dispozicion janë vaksinat e të pesë prodhuesve.
-Kemi të gjitha vaksinat për të cilat mund të aplikojnë qytetarët përmes formës elektronike. Vaksinimi me vaksinën kineze Sinofarm është pa termin – thotë Mustafa.
Sipas saj, imunizimi është duke shkuar si është më së miri.
– Deri më tani vaksinimi nuk është shoqëruar me efekte të padëshirueshme anësore – theksoi Dr. Mustafa.