KOMUNA E PRANOI SE BUJANOVAÇKE KISHTE TË DREJTË, U BLENË KONTEJNERË TË RI

Shkruan: Lumturije Limani Ameti

Bujanoc, 12. qershor 2021. Komuna e Bujanocit nga buxheti ka ndarë rreth një milion dinarë për t’i blerë 20 kontejner të metalit.

Shpërndarjen e të cilëve do ta bëjë ndërmarja publike “Komunalia” e cila ka pranuar sot këtë donacion, sipas drejtorit Ruzhdi Halili, vendosja do të bëhet aty ku është më nevojshme, sikurse pikat tek: Rruga Karadordje Petrovic, Parku i qytetit, Pompa e benzinës në qendër dhe në pikat tjera ku e shohim më të nevojshme.

Shefi i kabinetit Sali Salihu ka thënë se, një problem serioz i kemi mbeturinat, prandaj po përpiqemi ta mbajmë ambientin sa më pastër kështu që e cilëson si investim mjaft të rëndësishëm.

Salihu përfundon se ne po përpiqemi që sa më shumë të plotësojmë kërkesat e qytetarëve parasëgjithash në mbrojtje të shëndetit dhe infrastrukturë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *