KAMBERI PRET STUDENTËT E BOSTONIT NË KUVENDIN E SERBISË

Bujanoc, 15 korrik 2021. – Deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi, priti në Kuvendin e Serbisë një grup studentësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët, siç thotë ai, bisedoi për të drejtat e pakicave dhe mungesën e demokracisë në Serbi.

Kamberi bisedoi me studentët e Universitetin Nortisterne të Bostonit.

– I njoftova studentët me rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një parakusht për ndërtimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor – thotë Kamberi.

Ai shtoi se ata diskutuan gjithashtu edhe për vështirësitë me të cilat përballen moshatarët e tyre  si pjesëtar të pakicave, duke përmendur nostrifikimin e diplomave dhe integrimin shoqëror.

Kamberi është lideri i grupit parlamentar “Lugina e bashkuar-PAD Sanxhak”, e vetmja opozitë në Parlamentin Serb.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *