MITROVIQ: RAMADANI NUK E KA IDENË SE ÇKA PO FLET, DËSHIRON MBYLLJEN E BANJËS SË BUJANOCIT

Bujanoc, 12. gusht 2021. – Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadani, nuk e di se çfarë thotë, sepse ai ka një aftësi të tillë intelektuale dhe edukative, tha deputeti dhe kreu i PPS në Bujanoc, Nenad Mitroviq, duke kërkuar që Ramadani “të thotë vetëm një gjë që ka bërë në dobi të qytetarëve të Bujanocit ”.

Duke iu përgjigjur akuzave të Ramadanit se Mitroviq nuk punon në interes të qytetarëve të komunës së Bujanocit, ky i fundit deklaroi se është një nga personat që mori pjesë në hapjen e fabrikës së Jumko-s, e cila punëson rreth 130 punëtorë, 18 prej të cilëve janë shqiptarë

Në vërejtjen se ai nuk është nga Bujanoci, Mitroviq deklaron se Ramadani nuk e di se çfarë thotë, “sepse kapaciteti i tij intelektual dhe arsimor është i atij niveli të thotë se veprat e tij i dijnë bujanocasit e vjetër – ata që unë nuk i njoh” ”

Mitroviq shton se në hapjen e fabrikës së Jumko gjithashtu ishte i ftuar edhe shefi i Ramadanit, Shaip Kamberi, i cili atëherë refuzoi të vinte në cilësinë e kryetarit të komunës, ndërsa tani ata kujdesen për përfaqësimin kombëtar.

– Sa serbë u punësuan nga koalicioni “mbarëshqiptar” në një vit qeverisje. Nga NP “Komunalia” përmes Administratës Komunale e deri te Qendra sportive, a është e vërtetë që të gjithë ata janë shqiptarë, dhe se nuk ka asnjë serb të vetëm – pyet Mitroviq.

Banja e Bujanocit është një therrë në sytë e Enver Ramadanit, thotë Mitroviq.

– Ashtu si komuna nuk është e tij, ashtu edhe Banja nuk është e imja. Unë jam vetëm një punonjës i Banjës së Bujanocit që kam propozuar tri herë deri më tani që ne të paguajmë borxhin e NP “Komunalia” në bazë të riprogramit, por Enveri dhe qeveria e tij nuk e duan këtë dhe mbajnë të bllokuar llogarinë e Banjës së Bujanocit për të mbyllur edhe këtë ent. Atij i kujtohet gjithçka por jo edhe ky fakt – thotë Mitroviq.

Ai thekson se frikësohet nga politika që përfaqëson Ramadani.

– Unë e kuptoj një njeri që ka një kapacitet të tillë intelektuale dhe emri i të cilit është Enver Ramadani dhe më frikëson politika e tij e urrejtjes dhe konfliktit, e cila shumë lehtë mund të na çojë në diçka që nuk është e mirë për qytetarët e komunës sonë, ndërkohë që po e përhap atë dhe po e përfaqëson si ide – thotë shefi i progresistëve të Bujanocit.

Mitroviq thekson se storia për kthimin e serbëve në kuvendin lokal më së shumti i dhemb Ramadanit, sepse, siç thotë, ai e di se nuk do të jetë më kryetar i kuvendit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *