LËVIZË ME KARROCË, KA HAPUR SALON ONDULIMI NË BUJANOC, EDHE NË PUNË SHKON VETË ME VETURË

Shkruan: D. Stohiq

Bujanoc, 17. gusht 2021. – Arife Selimi, një grua e re nga fshati Lluçan, edhe përkundër se për kohë të gjatë ballafaqohet me invaliditet, ajo çdo ditë ulet pranë timonit e veturës së saj, shkon me të në punë, në salonin e frizurës në Bujanoc, duke qenë vazhdimisht e buzëqeshur priret me moton se jeta nuk ka vlerë nëse “vazhdimisht vetëm ankohemi”.

Jeta e saj u përmbys kur, në moshën vetëm 4 vjeç, ajo pësoi një aksident me makinë në të cilin ajo lëndoi shtyllën kurrizore dhe mbeti përgjithmonë e lidhur për karrocë invalidësh.

Ajo diagnozë fatale-paraplegji nuk ndikoi në heqjen dorë nga lufta për jetë dhe dëshira për të mundësuar një jetë normale dhe dinjitoze.

– Ka shumë vështirësi për ne personat me aftësi të kufizuara, por unë kam vendosur ta marr jetën në duart e mia dhe të bëhem e pavarur aq sa më lejojnë mundësitë e mia, thotë Arifja për portalin tonë.


Foto: Punon me plot kënaqësi në sallonin e saj

Ajonuk heq dorë në luftën e tij. Kështu ajo mbaroi shkollën fillore, pastaj shkollën e mesme, kaloi provimin për patent shofer, u përpoq të varej sa më pak nga të tjerët dhe nuk pushoi së studiuari dhe punuari për veten.

Ajo që e shqetëson është “dukshmëria” e dobët e personave me aftësi të kufizuara në vetë komunitetin lokal, mbështetja dhe “heshtja” pothuajse inekzistente e vetëqeverisjes lokale, në të cilën ajo punoi përkohësisht, për çështje që janë me rëndësi jetike për njerezit si ajo


Foto: “Nuk ia vlenë të rënkosh”

– Nuk mjafton vetëm të bësh një shteg për qasje të personave me karroca invalidësh dhe të mendosh se problemi është zgjidhur. Vetëm ndërtesa e komunës së Bujanocit ka ashensor, institucionet e tjera janë të padisponueshme për ne, kështu që ne detyrohemi që në mënyra të ndryshme të përvidhemi kur duam të përfundojmë disa obligime ose të ushtrojmë disa të drejta, shton Arifja.

Ajo thotë se Shoqata e Paraplegjikëve u themelua në Bujanoc, disa vjet më parë, por gjithçka mbeti vetëm shkronjë në letër:

-Nuk kishte asnjë aktivitet apo transparencë nga shoqata, ndryshe nga qytetet e tjera në Serbi ku personat me aftësi të kufizuara marrin mbështetje të plotë dhe përfshihen në komunitet.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *