KOMISIONI: REZULTATET E KONKURSIT PËR NDËRMARRËSIT DERI NË FUND TË JAVËS

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 29. shtator 2021 – Komuna e Bujanocit nuk i publikoi rezultatet e konkursit për ndarjen e subvencioneve për afaristët lokal edhe një muaj nga përfundimit i afatit. Kryetari i komisionit kompetent, Agon Islami, thotë se shpreson që vendimi të merret deri të Premten (1 Tetor) ose në fillim të javës së ardhshme.

Kur Islami u pyet për arsyen e vonesës, ai nuk u përgjigj.

Për të mësuar për arsyet e tejkalimit të afatit, Bujanovaçke tentoi të mësoj nga shefi i kabinetit të kryetarit të komunës, Sali Salihi, por ai na referoi vetëm tek kryetari i komisionit, Agon Islami.

Edhe pse Saliut i kujtuam se komisioni që vendos se cilët sipërmarrës do të marrin subvencione dhe në çfarë sasie, u formua nga Këshilli komunal, dhe se qeveria komunale është gjithashtu përgjegjëse për punën e saj, ne nuk morëm një shpjegim për këtë vonesë.

Sipas njohurive që ka portali ynë, për të cilat kemi shkruar rreth një javë më parë, komisioni u ka mundësuar individëve të caktuar të bëjnë plotësime shtesë në aplikimet e tyre, gjë që është në kundërshtim me kushtet e konkursin i cili thotë qartë se “do të shqyrtohen vetëm aplikimet e plota dhe të afatshme”.

Për pasojë, disa afaristë shprehën dyshimin se konkursi ishte duke u kurdisur, ndërkohë që disa pronarë kompanishë kontaktuan me portalin tonë edhe të mërkurën duke i komentuar veprimet e kompetentëve si “turp dhe papërgjegjshmëri e madhe”.

Ju kujtojmë, se sipas rregullave të konkursit, vendimi për dhënien e subvencioneve duhet të ishte marrë jo më vonë se 15 ditë nga skadimi i afatit të aplikimit (13 gusht).

Siç njoftoi Bujanovaçke më parë, në konkurs janë paraqitur 155 kompani.

Nga gjithsej 12 milionë dinarë, 6 milionë duhet të shpërndahen në kompanitë tashmë ekzistuese, me një shumë maksimale individuale prej 300,000 dinarësh.

6 milionët e tjerë kanë për qëllim si një nxitje për të filluar një biznes, të ashtuquajturin start-up, dhe kompanitë që i përkasin këtij grupi mund të subvencionohen me një maksimum prej 250,000 dinarësh.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *