Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 8. Nëntor 2021. – Shumica e hotelierëve të Bujanocit do t’i mbyllin lokalet e tyre sonte në ora 20:00, kur të hyjë në fuqi masa e detyrueshme e kontrollit të Çertifikatave Kovid. Disa njoftojnë gjithashtu se do të ndërpresin plotësisht punën për sa kohë të jetë në fuqi kjo masë, por ka edhe nga ata që do të vendosin kujdestarët Kovid dhe do të punojnë deri në fund të orarit të punës.
Shtrëngimi i masës për dy orë shtesë, nga ora 22 në ora 20, nuk ndryshoi qëndrimin e pronarëve se “nuk duan të ndajnë punëtorët dhe mysafirët në të vaksinuar dhe të pavaksinuar dhe të hyjnë në konflikt me askënd” – përkundrazi.
– Këtë javë do të punojmë deri në 20:00, ndërsa jemi në dilemë të madhe nëse do ta hapim fare nga java e ardhshme. Ne duhet të sigurojmë paga për punëtorët, të paguajmë taksa dhe kontribute, dhe ne hotelierët jemi të goditur që nga fillimi i epidemisë – thotë Dejan Stojanoviq, pronar i restorantit “Exclusive 017”.
Gastronomët që deri më tani nuk janë lëshuar në kontrollin e Çertifikatave Kovid, nuk do ta bëjnë këtë as sonte, me çmimin e një dyshimi financiar edhe më të madh.
– Ne nuk ndryshojmë qëndrim, nuk duam të hyjmë fare në diskutime për vaksinimin, as me punëtorë e as me mysafirë, e lëre më të kontrollojmë se kush vaksinohet e kush jo – thonë të njëjtën gjë pronarët e disa prej kafiterive të qytetit.
Nenad Nakiq nga restoranti “Kod Nakića” në Levosoje thotë se edhe ai do të mbyllë lokalin e tij në orën 20.00.
Ndër të paktët që do të vazhdojnë të punojnë me kujdestarë Kovid në hyrje të lokalit dhe do të bëjnë kontrollin janë kryesisht pronarët e objekteve të tilla në sheshin e qytetit.
– Ne do të vazhdojmë si më parë të punojmë me respektimin e masës. Megjithatë, fakti është se biznesi vuan shumë për shkak të gjithë kësaj. Pas orës 22 ka pasur pak klientë, të shohim si do të jetë nga sonte – thonë në kafenenë “Otium”.
Edhe Dragan Miliq, pronari i kafenesë “Perla”, njofton se lokali i tij do të funksionojë si më parë, me respektimin e të gjitha masave.
Në seancën e Qeverisë të mbajtur mëngjesin e sotëm, është miratuar një dekret i ri për aplikimin e Çertifikatave Kovid, raporton RTS.
Siç është paralajmëruar edhe më herët, certifikatat do të jenë të nevojshme nga sonte në ora 20:00 jo vetëm për ambientet e hotelierisë, por edhe për bastoret, objektet e lojërave të fatit, slot klubet dhe objektet e tjera ku zhvillohen lojërat e fatit, njofton Qeveria.
Shtohet se i njëjti dekret vendosi që orari i punës së këtyre objekteve të mos kufizohet më.