Shkruan: D. Stoshiq
Bujanoc, 01. Tetor 2021. – Anja, Merita, Amanda, Stefan, Ricardo, Noar janë emrat që kanë marrë së fundmi foshnjat në Bujanoc.
Në komunitetin serb në Bujanoc, emrat më të zakonshëm të femrave janë Iva, Anja dhe Petra, kurse djemve u vihen emrat Mihajlo, Stefan, Danilo, kanë mësuar Bujanovaçke në Shërbimin e amëzës.
Nga emrat në mesin e shqiptarëve më të popullarizuar janë: Noar, Unik, Amir dhe Albin për djemtë ndërsa femrat Merita, Hava, Elma, Inara.
Armando, Roland, Ricardo dhe Elmedin janë emrat e djemve që dominojnë komunitetin rom dhe shumica e vajzave kanë marrë emrin Amanda dhe Miradia.
Në rrethin e Pçinjës në vitin 2020, sipas të dhënave të Entit republikan të statistikave (ERS), emri femëror më i njohur ishte Mila, ndërsa për djemtë, vendin fitues e zuri emri Vasilije.
Në Serbi, emrat më të njohur të femrave vitin e kaluar ishin Mila, Sofija, Nadja, Dunja, Sara, Teodora, Una, Nikolina, Neda dhe Tara, po sipas të dhënave të ERS.
Kur bëhet fjalë për djemtë, emrat më të zakonshëm ishin Lluka, Llazar, Vasilije, Stefan, Aleksa, Bogdan, Vuk, Filip, Mihajlo dhe Vukashin.
Në rrethin e Pçinjës, Vasilije është në krye të listës, Davidi në fund, ndërsa prindërit kanë zgjedhur edhe emrat Tadija, Andrej dhe Pavle.