METRONË E BEOGRADIT E PAGUAJNË EDHE BUJANOCASIT

Bujanoc, 23. Nëntor 2021. – Ndërtimi i metrosë në Beograd, që sipas paralajmërimeve do të kushtojë rreth 6 miliardë euro, do të financohet edhe nga banorët e komunës së Bujanocit.

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, TomislLav Momiroviq, tha se, është në rregull që të gjithë qytetarët e Serbisë të paguajnë përmes buxhetit për metronë e Beogradit, por me këtë nuk pajtohet Koalicioni Kombëtar për Decentralizim i Nishit.

Sipas “Južne vesti”, fakti që këtë metro do paguajnë të gjithë qytetarët e Serbisë, nga Koalicioni Kombëtar për Decentralizim komentohet si rritje alarmante e mosrespektimit si për paratë ashtu edhe për qytetarët jashtë Beogradit.

– Pa tender dhe pa mbështetjen e profesionistëve do të nisë ndërtimi i metrosë në kryeqytet, e cila sipas njoftimeve do të kushtojë rreth 6 miliardë euro. Mbështetje nuk dhanë as qytetarët e Serbisë, por askush nuk i pyeti ata asgjë, ndërsa edhe pse të pyeten kur qytetarët do ta “vetëfinancojnë” atë metro, pa asnjë sqarim shtesë – thonë nga KKD.

KKD-ja e konsideroi si mosrespektim të qytetarëve shpjegimin e ministrit Momiroviq dhe nënkryetarit të komunës së Beogradit, Goran Vesiq, se Beogradi i jep buxhetit më shumë se sa merr dhe se Beogradi financon autostradat nëpër Serbi dhe nuk ka kundërshtuar për këtë.

Ata deklarojnë se edhe Momiroviqi edhe Vesiq manipulojnë statistikat dhe informacionet dhe se të gjithë në Serbi i japin buxhetit më shumë sesa marrin prej tij.

– Nga 10 dinarët e paguar në buxhet, nivelit lokal i kthehet vetëm 1 dinar. Dicentralizimi i sforcuar i Beogradit për dekada me radhë dhe shpërfillja e rajoneve të tjera ka bërë që 45% e të punësuarve në ekonomi të punojnë në Beograd – thonë nga KKD.

Ata shtojnë se autostradat janë çështje kombëtare dhe transnacionale, jo vendore dhe kujtojnë se vetë pushtetet vendore i financojnë rrugët në qytetet dhe bashkitë e tyre, ndaj nuk e pranojnë “argumentin” e zyrtarëve shtetërorë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *