Bujanoc 20 dhjetor 2021. – Nga territori i qarkut të Pçinjës gjatë ditës së djeshme për COVID 19 janë testuar 131 persona, prej të cilëve 11 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Të gjitha rastet pozitive janë nga Vranja.
Në komunat tjera të qarkut nuk është raportuar asnjë rast i ri me koronavirus, thuhet në raportin e sotëm të Institutit të Shëndetit Publik në Vranjë.
Rasti i fundit me Covid-19 në Bujanoc është regjistruar të martën (14 dhjetor), ku numri i të infektuarve për muajin dhjetor ka arritur në 39.
Në Bujanoc të dielave nuk bëhen testime, përveç rasteve emergjente.
35 pacientë janë shtruar në spitalet Kovid të QSh të Vranjës.
Të gjithë pacientët janë pozitiv me koronavirus dhe me pneumoni, ndërsa janë 26 pacientë me oksigjen.
2 pacientë u liruan nga trajtimi spitalor dhe nuk pati asnjë pranim të ri.