Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 01 qershor 2022. Ditë më parë furrat e bukës në Bujanoc e ngritën çmimin e bukës nga 60 në 70 dinarë. Përpos bukës, me të njëjtën shumë ishin shtrenjtuar edhe pjekurinat e tjera dhe jogurti.
Rritja justifikohej nga rritja e çmimeve të energjisë, miellit dhe lëndëve të tjera të para.
Bujanovaçke që në fillim të majit shkruanin për paralajmërimet për rritje të çmimeve nga furrtarët lokal.
Furra e Kryqit të Kuq (KK) Bujanoc ende nuk i ka ngritur çmimet, por kjo do të ndodhë në ditët në vijim, thotë sekretari i Kryqit të Kuq Bratisllav Llazareviq.
-Duke pasur parasysh se është rritur çmimi i karburantit, miellit dhe margarinës, do të duhet të rrisim edhe çmimet e brumërave dhe produkteve të tjera. Pres një rritje çmimi prej 15%, që do të na mbajë konkurrues në krahasim me të tjerët. Për shembull, një mini pizza dhe një rol salçiqe do të kushtojnë 55 dinarë – thotë Llazareviq.
Ai ka theksuar se Kryqi i Kuq do t’i përmbahet dekretit të Qeverisë së Serbisë, i cili kufizon çmimin e bukës standarde “sava” nga gjysmë kilogrami në 49 dinarë.
Bukën “sava”, ndërkaq, nuk e ofrojnë furrat e tjera në Bujanoc, por me çmime më të ulëta (50-60 dinarë) ofrohen produkte me peshë më të vogël se buka e miellit TIP 500.
Para kësaj rritjeje, çmimet e bukës dhe brumërave janë rritur në nëntor të vitit të kaluar.