ARRINË SINJALIZIMI PËR RRUGICAT RRETH ENTIT PARASHKOLLOR, VENDOSET JAVËN E ARDHSHME

 

Shkruan: D. Stoshiq

Bujanoc, 07 qershor 2022. Vendosja e sinjalistikës së re të komunikacionit në rrugicat afër çerdhes së Bujanocit duhet të fillojë javën e ardhshme, thonë autoritetet nga Komuna e Bujanocit.
Siç tha për portalin tonë, Fazila Azemoviq, kryeshefe e Drejtoratit për investime dhe zhvillim, sasia e nevojshme e materialeve për rregullimin e sinjalistikës vertikale dhe horizontale të komunikacionit do të arrijë në fund të javës, pas së cilës do të fillojnë punimet.

– Materiali arrin të premten dhe punimet do të fillojnë ditën e parë të javës që vjenë. Sot presim konfirmim për pranimin e materialit në magazinë – thotë Azemoviq.

Siç ka shkruar më parë Bujanovačke, në rrugët rreth kopshtit nuk ka “policë të shtrirë” e as shenja të tjera, ndërkohë që prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre për shkak të shpejtësisë me të cilën qarkullojnë veturat pas rindërtimit të atyre rrugicave, thuhet në apelin e tyre drejtuar organeve komunale me të cilën kanë shprehur shqetësimet e tyre.

Kompania “Model 5” nga Beogradi, si ofertues i përzgjedhur në procedurën e prokurimit publik, është i ngarkuar me dorëzimin e shenjave, parafabrikave për ngadalësimin e shpejtësisë dhe materialeve tjera.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *