BEHLULI: DAÇIQ I KA BORXH TËRNOCIT

Bujanoc, 31. gusht 2022. (Foto: Behluli FB) – Punonjësi media dhe afaristi nga Bujanoci, Nexhat Behluli, i tha kryetarit të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe ministrit të ardhshëm, Ivica Daçiq se duhet t’iu hakut qytetarëve të Tërnocit për votat që kishte fituar në këtë vendbanim.

Në zgjedhjet që janë përsëritur disa herë, në vendvotimin numër 6 të këtij fshati, kjo parti ka marrë 12 vota, të cilat vlejnë sa 12 mijë vota të fituara në Nish apo Beograd, thotë Behluli.

– Këta 12 votues nga Tërnoci duhet të jenë të sinqertë dhe t’i kërkojnë publikisht Daçiqit që të kontribuojë në komunën tonë, të hapet së paku një fabrikë. Nëse ia dalin, do t’i shpallim heronj, vizionarë, qytetarë të merituar – tha Behluli.

Ai ka reaguar kur u njoftua se SPS do të ketë katër ministra dhe zëvendëskryeministër në qeverinë e re dhe vetë Daçiq do të ketë tri poste – zëvendëskryeministër, ministër i Brendshëm dhe koordinator i të gjitha shërbimeve të sigurisë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *