MUSLIU: HIMNI I SERBISË NË SHKOLLAT SHQIPE ËSHTË FASHIZËM

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 1 shtator 2022. – Obligimi për të ekzekutuar himnin kombëtar të Serbisë në fillim të vitit shkollor në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, për nënkryetarin e komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, është akt fashist.

Musliu thotë se shkollat në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë sot janë përballur me “vendimin fashist të Ministrisë së Arsimit të Serbisë, i cili i detyron të gjithë nxënësit që në orën e parë të dëgjojnë himnin e Serbisë”.

Se çfarë është fashiste në ekzekutimin e himnit kombëtar nëpër shkolla, është pyetja e Bujanovaçkes, nga nënkryetari i Komunës nuk morëm përgjigje.

Bujanovaçke më herët ka shkruar se himni i Serbisë do të dëgjohet sot në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, përkundër kundërshtimeve të disa politikanëve.

“Ky vendim paraqet shkelje të rëndë të politikës zyrtare të Beogradit në lidhje me pakicat kombëtare dhe popullsinë joserbe që jeton brenda kufijve administrativë të Serbisë. Nëse kthehemi në të kaluarën, është e njëjta politikë që ka ndjekur Beogradi në vitet nëntëdhjetë, me presion të vazhdueshëm dhe sistematik sidomos ndaj popullit shqiptar”, ka shkruar Musliu në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, drejtorët e shkollave janë thirrur nga Stacioni policor prej të cilëve ka kërkuar informacione mbi ekzekutimin e himnit të Serbisë në orët e mësimit në klasat me mësim në gjuhën shqipe..

Musliu thotë se diversiteti etnik duhet të respektohet në frymën evropiane, e jo në frymën e standardeve të dyfishta siç është “Ballkani i Hapur”, që po promovohet sot në Beograd.

Nënkryetari i komunës dhe lideri i Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD) është i njohur për opinionin, ndër të tjera, për incidentin me flamurin serb në fshatin Konçul, komentet për ushtrinë serbe dhe flamurin shqiptar në zyrën e tij në komunën e Bujanocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *