REGJISTRIMI MUND TË FILLOJ: JANË CAKTUAR 89 REGJISTRUES PËR KOMUNËN E BUJANOCIT

Bujanoc, 21 shtator 2022. Enti republikan i statistikave (ERS) ka publikuar listën përfundimtare të regjistruesve të përzgjedhur që do të punojnë në regjistrimin e popullsisë në Serbi gjatë tetorit. Në listë janë 89 regjistrues nga Bujanoci, nga 108 që janë ftuar në trajnim.

Kandidatët që kanë përfunduar trajnimin, por nuk janë përzgjedhur për të punuar në regjistrim 2022 konsiderohen regjistrues rezervë dhe, nëse është e nevojshme, mund të ftohen më vonë, njoftoi ERS.

Regjistruesit e përzgjedhur janë të detyruar të fusin të dhënat shtesë, të nevojshme për hartimin e kontratës së punës, më së voni deri më 21 shtator 2022 deri në orën 16:00, dhe këtë mund ta bëjnë KËTU.

Të gjithë regjistruesit do të informohen për datën e arritjes së tyre në ambientet e Komisionit të Regjistrimit për nënshkrimin e kontratës dhe marrjen e pajisjeve dhe materialeve për punë. Me rastin e nënshkrimit të kontratës, regjistruesit duhet të sjellin një foto me përmasa 3.5 cm x 4.5 cm për të bërë një kartë identifikimi.

Me publikimin e listës përfundimtare të regjistruesve të përzgjedhur, ka përfunduar procedura për përzgjedhjen e regjistruesve në përputhje me Thirrjen publike për aplikim për regjistrues, të publikuar më 22 korrik 2022.

Listën e të gjithë regjistruesve mund ta shihni KËTU.

Regjistrimi i popullsisë do të bëhet nga 1 deri më 31 tetor dhe do të marrin pjesë edhe shqiptarët nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja, për dallim nga regjistrimi i vitit 2011, të cilin e kishin bojkotuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *