KRYETARI I GJILANIT: I FTOJ SHQIPTARËT QË MASIVISHT T’I PËRGJIGJEN REGJISTRIMIT

 

Bujanoc, 27 shtator 2022. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hiseni, u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë që t’i përgjigjen masivisht regjistrimit të popullsisë, i cili fillon më 1 tetor.

Në Gjilan, ai u takua me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi, zëvendësin e tij Shqiprim Musliu, kryetarin e Kuvendit të Bujanocit, Enver Ramadanin dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Ragmi Mustafa.

Temë e takimit ishte regjistrimi i ardhshëm i popullsisë.

“Jemi marrë vesh për aktivitetet dhe format e ndihmës që mund të ofrojë komuna e Gjilanit për të pritur gati tetorin për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe që sa më shumë qytetarë të Luginës së Preshevës t’i përgjigjen regjistrimit. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë që të mobilizohen dhe t’i përgjigjen masivisht regjistrimit për të mirën e vendeve ku jetojnë”, ka thënë Hiseni, në publikimin e shkruar në profilin e tij në Facebook.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *