ZGJEDHJET PËR KKSH: LISTA ZGJEDHORE E PARTISË SË ARIFIT ÇERTIFIKOHET E PARA, E DYTA LISTA E PVD

Bujanoc,7 tetor 2022. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) shpalli të enjten listat zgjedhore të Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD) për pjesëmarrje në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) që do të mbahen më 13.
Partia Demokratike (PD) e Nagip Arifit ishte e para që mblodhi nënshkrimet për mbështetjen e qytetarëve, ndërsa lista e tyre “Partia Demokratike – Dr. Nagip Arifi” ishte e para që u çertifikua.

Në listë janë maksimumi 15 kandidatë për anëtarë të Këshillit ndërkaq kandidati i parë i kësaj partie për kryetar të KKSH-së është Agim Haliti.

Me numrin dy në fletën e votimit do të jetë “Partia për Veprim Demokratik – Ragmi Mustafa”, bartës i së cilës është kandidati i partisë së Kamberit për një mandat të dytë në krye të KKSH-së.

Gjithashtu edhe lista e kësaj partie është me 15 kandidatë për anëtarë të Këshillit.

Alternativa për Ndryshim e Shiprim Arifit, kandidati i të cilit për president është Levent Qazimi, si dhe Lëvizja për Progres Demokratik (LPD) e Shqiprim Musliut, shpallën pjesëmarrjen e tyre të pavarur në zgjedhje.

Kandidati i LPD-së për kreun e KKSH-së është Nevzad Lutfiu.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *