KRYETARI I PRESHEVËS: BASHKIMI YNË ME KOSOVËN NUK MUDN TË NDALET

Bujanoc, 25 tetor 2022. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se asgjë nuk mund ta ndalojë ndryshimin e kufijve dhe bashkimin e Luginës së Preshevës – siç e quajnë shqiptarët zonën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës – me Kosovës.

Arifi thotë se kjo është një ide që nuk do të zhduket as me arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e as me njohjen reciproke.

“Referendumi dhe ideja për ndryshimin e kufijve do të vijë pas kësaj faze, pas njohjes reciproke dhe askush nuk mund ta ndalë këtë vizion tonin”, ka thënë Arifi në TV T7, raporton Express nga Prishtina.

Ai theksoi se çështjen e ndryshimit të kufijve dhe bashkimit e ka përmendur edhe në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, të mbajtur të hënën.

– Reagimi i saj ishte interesant – tha Arifi, pa hyrë në detaje.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *