ÇERTIFIKOHET LISTA ZGJEDHORE E ROMËVE TË BUJANOCIT

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 1 nëntor 2022. Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) të hënën ka shpallur listën e romëve të Bujanovës “Për unitetin e romëve të Serbisë – Ibro Idiq” për të marrë pjesë në zgjedhjet për anëtarë të Këshillit Kombëtar Rom.

Lista është shpallur pasi ka dorëzuar deklaratat shtesë të mbështetjes nga qytetarët, për të cilat kishte një afat prej 48 orësh.

Bartës dhe i pari në listë është Ibro Idiq nga Bujanoci, i diplomuar në ekonomi dhe punonjës i inspeksionit komunal.

Në listë janë 24 kandidatë, nga të cilët bashkë me Idiqin tetë të tjerë janë nga Bujanoci.

Kandidatë të tjerë për anëtarë të këshillit janë nga Vranja, Presheva, Vranjska Banja, Beogradi, Kikinda, Nishi, Beoçini dhe Bori.

Të drejtë vote në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Romëve kanë gjithsej 65.372 votues, prej të cilëve 1.900 janë në komunën e Bujanocit.

Lista e romëve të Bujanocit është lista e 50-të dhe e fundit e shpallur për zgjedhjet e ardhshme për këshillat nacionale, të cilat do të mbahen më 13 nëntor.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *