Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 1 nëntor 2022. Janë 35.718 pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare në Serbi që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH).
Lista e posaçme zgjedhore është përmbyllur më 28 tetor me këtë shifër, ndërsa vendimi i Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social është publikuar një ditë më vonë në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë.
Para mbylljes së listës zgjedhore Bujanovaçke ka shkruar se në komunën e Bujanocit të drejtë vote kanë diçka më pak se 16.000 shqiptarë.
Lista e posaçme zgjedhore është një ekstrakt zyrtar në të cilin janë regjistruar pjesëtarët e pakicës kombëtare që kanë të drejtë vote.
5 lista zgjedhore të partive politike nga Bujanoci dhe Presheva do të marrin pjesë në zgjedhjet për anëtarë të KKSH-së më 13 nëntor.