NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME MARRIN RIMBURSIMIN E SHPENZIMEVE TË UDHËTIMIT (LISTA)

Bujanoc, 09. dhjetor 2022. 534 nxënës të shkollave të mesme nga komuna e Bujanocit, që vijojnë mësimin në shkollat e mesme në Bujanoc dhe Preshevë do të marrin kompensim për shpenzimet e udhëtimit.
Pagesa e njëherëshme është siguruar nga Trupi Koordinues dhe nxënësve do t’u rimbursohet 40 për qind e vlerës së biletës mujore të arkëtuar nga kompania e autorizuar.
Rimbursimi paguhet për muajt shtator, tetor, nëntor dhe dhjetor të këtij viti.
Shuma më e madhe – 21,000 dinarë – ishte ndarë për një nxënësit që udhëtojnë në relacionin Starac – Bujanoc.
Më së shumti nxënës udhëtojnë në relacionin Tërnoc – Bujanoc ndërsa tarifa për ta është 3740 dinarë.
Listën e plotë të nxënësve që kanë marrë asistencë të njëhershme për transport mund ta shihni KËTU.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *