Bujanoc, 2. mars 2023. Deputeti i Bujanocit dhe lideri i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberi, tha nga Uashingtoni se shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë duke kërkuar gjithçka që kërkojnë serbët në Kosovë, përfshirë edhe asociacionin e komunave.
-Ajo që kërkojnë serbët në Kosovë, duhet të na jepet ne shqiptarëve në Serbi. Nëse ata e kërkojnë Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, ne po e kërkojmë Asociacionin tonë në Serbi, pra në Luginën e Preshevës. Ne jemi numerikisht më shumë se ata, nëse ata kërkojnë shkëputje nga Kosova, ne do të kërkojmë sërish bashkim me Kosovën në përputhje me referendumin 1-2. Mars 1992 – ka thënë Kamberi për portalin zviceran Kanton27.
Aktualisht ai ndodhet në Uashington me një delegacion politikanësh shqiptarë nga jugu i Serbisë, të cilët po kërkojnë mbështetje nga kongresmenët dhe senatorët amerikanë.
Ai ka theksuar se kërkesa e shqiptarëve në jug të Serbisë është reciprocitet në të drejtat në raport me serbët në Kosovë.
Ai falënderoi autoritetet e Kosovës të cilat e mundësuan që delegacioni të vizitojë SHBA-në për herë të tretë brenda një viti.
KAMBERI NGA VASHINGTONI: PO KËRKOJMË ASOCIACION TË KOMUNAVE SHQIPTARE NË SERBI
Bujanovačke2. Mar 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostORGANIZATA TURISTIKE BUJANOC HEQ NGA LOGOJA MANASTIRIN E PROHORIT TË PÇINJËS
Next PostOSBE FJALË MIRADIE PËR QASJEN NDAJ KËSHILLIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE