POLICIA: BUJANOCAS, DORËZONI ARMËT ILEGALE!

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 2. qershor 2023. Të premten, zyrtarët policorë nga stacioni në Bujanoc, në një stendë informative në qendër të qytetit, edhe një herë kanë apeluar tek bashkëqytetarët që deri më 8 qershor të dorëzojnë armët ilegale pa pasoja.
Fletushkat që ata shpërndanë përmbajnë përgjigje për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me dorëzimin e armëve pa leje.
Qytetarët e Bujanocit mund të dorëzojnë armët e tyre të paregjistruara në të gjitha stacionet policore në Serbi, çdo ditë nga ora 07:00 deri në 19:00, pa asnjë pasojë, sepse nuk do t’u bëhen pyetje për origjinën e armëve, si dhe informacione personale.
Në pyetjen nëse armët mund të dorëzohen vetëm në komisariat morëm përgjigjen se qytetarët mund të kontaktojnë stacionin dhe të kërkojnë që ekspertët të vijnë në adresën e tyre dhe t’i marrin armët, nëse nuk kanë mundësi t’i dorëzojnë vetë.
Nëse dëshirojnë, qytetarët mund të dorëzojnë edhe armët e tyre të regjistruara.
Ajo që apelohet konkretisht është se nëse qytetarët nuk janë të sigurt se cila është mënyra e sigurt për të transferuar armë apo mjete shpërthyese, është mirë të telefonojnë komisariatin, i cili do të dërgojë ekspertë. Kjo është e rëndësishme nëse qytetarët posedojnë armë, bomba ose pajisje që mund të shpërthejnë në një vend publik, të shkaktojnë dëme ose të kërcënojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve.
Dorëzimi i armëve kontribuon në sigurinë më të madhe të komunitetit dhe qytetarëve, dhe përveç kësaj, zvogëlohet rreziku i pasojave të mbajtjes së një arme të paregjistruar.
Bujanovaçke ende është në pritje të përgjigjes nga Drejtoria policore në Vranjë në pyetjen se sa armë janë dorëzuar në stacionet policore në Buajnoc dhe Preshevë që nga fillimi i fushatës më 8 maj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *