Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. qershor 2023. (Foto nga arkivi) – Komisioni komunal ua dha punën për asfaltimin e rrugës, në gjatësi 1435 metra, në fshatin Bilaç dy kompanive nga Vranja.
Kompanitë Panevle Sh.p.k. dhe DSD Roads Sh.p.k. dërguan ofertën më të mirë prej 10.6 milionë dinarë me TVSH. Panevle është bartëse e ofertës dhe do të kryejë 95 për qind të punimeve.
Në tender kanë marrë pjesë edhe kompanitë e Preshevës – Saba Bellça me ofertë prej 11.9 milionë dinarë dhe Shera Beton me pothuajse të njëjtën shumë.
Bëhet fjalë për projektin e asfaltimit të rrugës nga fshati Bilaç deri në rrugën shtetërore të klasit të dytë, siç thuhet në buxhet. Banorët lokal thonë se rruga do të shtrohet deri te mbikalimi që shpie në Raincë.
Afati për përfundimin e punimeve është 50 ditë.
Paratë për asfaltimin e rrugës në Bilaç janë siguruar nga Trupi Koordinues.
FIRMAT NGA VRANJA DO TA ASFALTOJNË RRUGËN NË BILAÇ, ME KOSTO 10.6 MILION DINARË
Bujanovačke24. Jun 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostPARALAJMËRIM EDHE PËR BUJANOCIN: GJQTË VIKENDIT RREZIK NGA VËRSHIMET
Next PostAMBASADORI AMERIKAN DHE MINISTRI I MBROJTJES NË BAZËN JUG: TRAJNIM I SUKSESSHËM UJKU I PLATINËS 23
Related articles
NUK RRESHTIN AKUZAT PËR SHKAK TË KONKURSIT TË KKSH-ës: KUAJT E TROJËS DHE PARANDALIMI I KORRUPSIONIT
Bujanovačke23. Nov 2024.