Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 10. korrik 2023. Nga gjithësejtë rreth 10.000 ekonomi familjare në komunën e Bujanocit, më të përfaqësuara janë ato me 6 e më shumë anëtarë dhe gjithsej janë 2.416, ndërsa më të paktat janë ato me një anëtar, me 1.244. Familja mesatare në Bujanoc ka 4.10 anëtarë, që e bën atë një nga më të mëdhatë mesatarisht, krahas Preshevës, e cila ka mesatarisht 4.47 anëtarë për familje.
Rezultatet e reja të regjistrimit tregojnë se ekonomitë familjare më të përfaqësuara në Bujanoc janë ato me 6 ose më shumë anëtarë -2.416, pasuar nga ato dy anëtarëshe me 1.797, dhe pastaj rangohen ekonomitë familjare me katër anëtarë -1,678. Janë 1.435 amvisëri pesë anëtarëshe, 1.419 – tre anëtarë, ndërsa më të paktat janë ato me një anëtar – 1.244.
E njëjta situatë është edhe në Preshevë. Nga gjithsej 7.479 familje, më së shumti janë ato me gjashtë e më shumë anëtarë – 2.278 të tilla, të ndjekura nga ekonomitë familjare me pesë anëtarë -1.259, ndërsa numri i familjeve dy anëtarësh dhe katër anëtarëshe është i barabartë dhe arrin në 1199. Janë 903 ekonomi familjare me tre anëtarë dhe më të vogëpakëta në numër janë ato me një anëtar – 641.
Këto shifra tregojnë se Bujanoci me mesatare 4.10 anëtarë për ekonomi familjare dhe Presheva me mesatare 4.47 janë ndër komunat me ekonomi familjare më të mëdha, jo vetëm në jug të Serbisë, por në mbarë vendin.
Kur bëhet fjalë për qytetet e tjera në rrethin e Pçinjës, numri mesatar i anëtarëve të familjes në Vranjë është 2.83, në Surdulicë 2.74, në Vlladiçin Han 2.71 dhe në Trgovisht 2.60.
Ndër komunat me madhësinë mesatare më të vogël të familjeve në Serbi janë Cërna Trava me 1.9 anëtarë për familje dhe Gadžxhin Han dhe Babushnica me 2.1 anëtarë secila.
Në tërë Serbinë, familjet e të vetmuarëve janë më të zakonshme. Nga gjithsej 2.589,344 familje, janë 777.954 familje me një anëtar, 711.946 me dy anëtarë, 459.926 me tre, 375.565 me katër, 156.050 me pesë anëtarë dhe 111.912 me gjashtë ose më shumë anëtarë.
Familja mesatare serbe ka 2.55 anëtarë, njoftoi Enti republikan i statistikave. Krahasuar me regjistrimin e mëparshëm, numri i amvisërive me një dhe dy anëtarë në Serbi është rritur, ndërsa ato me numër më të madh është zvogëluar.
BUJANOCI ME MË SË SHUMTI EKONOMI FAMILAJRE ME 6 E MË SHUMË ANËTARË
Bujanovačke10. Jul 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostFILLON RENOVIMI I PARALELES SË NDARË TË KOPSHTIT TË BUJANOCIT
Next PostSONTE NË BUJANOC PERFORMOJNË GRUPI MUZOKOR NGA PRESHEVA DHE HUMORISTI NGA GJAKOVA