KLUBET SERBE KONTESTOJNË KONKURSIN KOMUNAL PËR SPORT

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 22. gusht 2023. (Foto nga arkivi) – Klubet sportive që tubojnë serbët në Bujanoc janë ankuar sërish ndaj vendimi të të Komisionit komunal për sport, i cili ndau 6 milionë dinarë nga buxheti për këtë dedikim. Përfaqësuesit e klubeve pohojnë se gara nuk është zhvilluar sipas Ligjit për sport dhe se paratë u janë dhënë klubeve që nuk garojnë fare dhe nuk janë anëtare të federatave përkatëse.
Ankesa e përbashkët drejtuar Këshillit Komunal dhe drejtuesve të pushtetit lokal është nënshkruar nga kryetarët e Klubit të futbollit BSK, Klubit të basketbollit Play 017, Klubit të hendbollit BSK, Klubit të hendbollit Mladost, Klubit të futbollit të Levosojës, Klubit të karatesë BSK dhe Shoqatës së sporteve të Komunës së Bujanocit.
Komuna më 11 gusht shpalli vendimin sipas të cilit Klubi futbollistik i Tërnocit sërish do të marrë më së shumti para nga buxheti – 1.2 milionë dinarë, për të cilin shkroi Bujanovaçke.
Në ankesë, klubet serbe theksojnë se Komuna me rastin e shpalljes së konkursit i është referuar Ligjit për vetëqeverisje lokale ndërsa është dashur të jetë Ligji për sportin.
Me ndarjen e mjeteve për klubet që nuk janë anëtare të federatave kombëtare sportive është shkelur neni 120 i Ligjit për sportin”, thuhet ndër të tjera në ankesë.
Sërish, siç pretendojnë përfaqësuesit e klubeve serbe, fondet janë shpërndarë në mënyrë disproporcionale, pa një kriter të qartë pikëzimi.
“KF Treshnjevka, RSU Munje, KRH Mladost, Shoqata e sporteve dhe arteve marciale Knez Lazar, KSH Kondiva janë përjashtuar qëllimisht, edhe pse e kanë dorëzuar dokumentacionin në rregull, me arsyetimin se nuk marrin pjesë në garam, ndërsa mjetet u ndahen klubeve të cilat po ashtu nuk garojnë”, thuhet në ankesë.
Në më shumë raste Bujanovaçke ka shkruar se Komuna e Bujanocit ndan shumën më të vogël të mjeteve për sport dhe se shpërndarja e asaj shume simbolike padyshim nuk mund të kalojë pa ankesa dhe pakënaqësi të klubeve.
Kujtojmë se vendimi i komisionit të sportit në vitin 2021 është anuluar pikërisht pas ankesës së klubeve serbe.
Edhe tani, klubet i janë drejtuar institucioneve të shumta – ministrisë përkatëse, Trupit Koordinues dhe Presidentit të Shtetit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *