Bujanoc, 26. gusht 2023. Suat Memeti i njohur ndryshe si Cuki nga fshati Osllarë, i cili prej 18 vitesh ndanë drejtësi në futboll në turneun përkujtimor “Janjić Saša Cale” në Levosojë afër Bujanocit, këtë vit dhuroi të gjithë honorarin e tij prej 15.000 dinarë për shërimin e vogëlushes Teodora Stajiq nga Vërtogoshi.
Suati është vetë prind dhe thotë se i kupton plotësisht prindërit e Teodorës dhe se në këtë mënyrë ka dashur t’i ndihmojë ata me mundësitë që ka.
Mbrëmjen e së premtes ka përfunduar turneu i futbollit të mbyllur në Levosojë, ku fitues ka dalë skuadra e Kafe Perlës.
Gjatë turneut u mblodhën 130.000 dinarë për mjekimin e Teodorës së vogël.
SUAT CUKI DHURON GJITHË HONORARIN E TIJ PËR SHËRIMIN E TEODORËS
Bujanovačke29. Aug 2023.FILLIMI, SHOQËRI0
Previous PostPARALJMËROHEN QYTETARËT: BËHUNI GATI PËR NDRYSHIM TË MOTIT
Next PostZYRTARE: RROGA MESATARE NË BUJANOC 60.340 DINARË