ARIFI E PRANON: BARNATORJA PUBLIKE BUZË GREMINËS

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 18. shtator 2023. Barnatorja e qytetit në Bujanoc është në gjendje katastrofike financiare, me deficit prej 30 milionë dinarë, tha sot në seancën e Kuvendit lokal kryetari i komunës, Nagip Arifi.
Sipas tij, pagat e punëtorëve të këtij institucioni shëndetësor janë me 6 muaj vonesë.
Kuvendi sot është duke debatuar për rishikimin e buxhetit, ndërsa Arifi duke sqaruar propozimin, ka bërë të ditur se Komuna do ta ndihmojë këtë institucion publik dhe se kjo është paraparë në rishikim. Barnatorja përmes rishikimit do të marrë edhe 11 milionë dinarë shtesë, ose gjithsej 20 milionë dinarë nga buxheti.
Megjithatë, siç tha ai, ka të gjitha mundësitë që të jetë i nevojshëm një partneritet i caktuar publiko – privat.
Deri më tani Bujanovaçke ka shkruar disa herë për gjendjen e keqe në këtë ent.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *