Bujanoc, 12. tetor 2023. Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, të mërkurën në Bujanoc është takuar me shefin e Misionit të OSBE-së në Serbi, Jan Bratu, me të cilin, siç thotë ai, janë pajtuar që stabiliteti politik në komunë të vazhdojë të ruhet.
Siç thotë Arifi, është e nevojshme të sigurohet që popullata vendase të mos bëhet viktimë e provokimeve.
– Biseduam për gjendjen e sigurisë në Luginën e Preshevës, e veçanërisht në komunën e Bujanocit, pas ngjarjeve në Banjskë dhe Zveçan në Republikën e Kosovës. Z. Bratu e njoftova edhe për kërcënimet e bëra ndaj familjes së Ruhan Muharemit nga komuna e Medvegjës si dhe për bastisjen e fundit policore që është bërë në fshatin Osllarë të komunës së Bujanocit – tha Arifi pas takimit.
Ai theksoi se janë pajtuar që të vazhdojnë të ruajnë stabilitetin politik dhe të parandalojnë që popullata vendase të bëhet viktimë e provokimeve.
STUDENTËT E NISHIT THIRRJE QYTETARËVE TË TUBOHEN PARA KORRESPODENTURËS SË RTS NË ORA 19.30
Bujanoc, Nish, 4 mars 2025. (Foto: jellena Mishiq/JV) – Studentët e Nishit në bllokadë do të mblidhen sonte…