TËRNOCASIT E MUNDIN BSK-ën, NË DERBIN ME SHTATË GOLA DHE DY KARTONA TË KUQ

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13. nëntor 2023. (Foto KF “Tërnoci”) – Derbi i madh mes KF “Tërnoci” dhe KF “BSK” të Bujanocit i takoi për tërnocasve të cilët fituan me rezultatin 5:2, në xhiron e 11-të të ligës së qarkut të Pçinjës, të zhvilluar të dielën në mbrëmje.
Vendasit praktikisht e vendosën ndeshjen në pjesën e parë kur fituan një avantazh të paarritshëm prej 3:0.
Bujanocasve nuk iu ndihmoi as përjashtimi i dy lojtarëve të KF Tërnoci në fillim të pjesës së dytë. Përkundrazi, me dy lojtarë më pak, tërnocasit shënuan edhe dy gola dhe e rritën epërsinë në 5:0.
Bujanocasit deri në fund të ndeshjes arritën ta zbusin humbjen me dy gola.
Në KF BSK thonë se fqinjët nga Tërnoci e kanë merituar plotësisht të festojnë.
– Më shumë e donin fitoren, lojtarët tanë nuk e dinin se çfarë i goditi, sidomos në pjesën e parë të lojës – thonë në klubin e Bujanocit.
Derbi u zhvillua në një atmosferë të ndershme, përveç zënkave të vogla mes lojtarëve në fillim të pjesës së dytë.
Me humbjen në Tërnoc, BSK-ja e përfundoi serinë prej 10 fitoresh që nga fillimi i sezonit, por me 30 pikë e ruajti pozitën e parë në tabelë.
Tërnocasit janë ende në pozitën e dytë, me vetëm dy pikë më pakë.
Derbi mes këtyre dy skuadrave është luajtur për herë të parë në mbrëmje nën prozhektorët e stadiumit të Tërnocit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *