MINISTRI VESIQ NË BUJANOC PREMTON ZGJIDHJEN E PROBLEMIT ME DEPONINË, KANALIZIMIN, HEKURUDHËN E SHPEJTË

Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 15. nëntor 2023. Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë, Goran Vesiq, të mërkurën ka vizituar Bujanocin, i cili ka folur me qytetarët para kishës së qytetit. Vesiq premtoi zgjidhje përfundimtare të problemit të deponisë së qytetit, ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Bujanoc, në gjatësi 50 kilometra, si dhe ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Nishi në Shkup, e cila, tha ai, do të përmirësonte jetën e bujanocasve.
Përparimtarët vendas e pritën në mënyrë të organizuar kolegun e tyre partiak.
– Erdha të të them dy gjëra. Gjëja e parë ka të bëjë me deponinë, sepse e di që ky është problemi juaj më i madh këtu. Ne si Qeveri kemi nënshkruar kontratë me Vranjën për ndërtimin e deponisë rajonale Meteris dhe kemi filluar ta bëjmë këtë. Vlera është 22 milionë euro, dhe me ndërtimin e asaj deponi rajonale, të gjitha mbeturinat nga komuna juaj do të shkojnë atje dhe me këtë patjetër do ta zgjidhim problemin që keni – tha Vesiq.
Gjëja e dytë që theksoi ministri ka të bëjë, siç thotë ai, Serbia e pastër dhe kanalizimit.
-Kushtet e lokacionit më në fund janë lëshuar nga Komuna e Bujanocit dhe tani mund të fillojmë ndërtimin e 50 kilometrave të kanalizimit në Bujanoc dhe impiantit, përkatësisht fabrikës për pastrimin e ujërave të zeza. Kjo do të thotë se ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Moravën Jugore, por do të pastrohen – shpjegoi Vesiq.
Sipas tij, për Bujanocin është gjithashtu me rëndësi që të premten do të nënshkruhet memorandumi i përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë për ndërtimin e hekurudhës së shpejtë nga Nishi në Shkup, e cila do të jetë një tjetër lidhje shtesë e shpejtë për këtë rajon.
Pyetjet që qytetarët e mbledhur i bënë ministrit kishin të bënin kryesisht me deponinë e qytetit.
Kristina Mitiq nga Bujanoci, shtëpia e së cilës ndodhet afër deponisë, prezantoi problemet specifike me të cilat po ballafaqohen fqinjët e saj dhe ajo për shkak të zjarreve të vazhdueshme në deponi dhe pyeti se çfarë duhet të bëjnë derisa të ndërtohet deponia në Vranjë, si të dërgohet fëmijët në kopësht, duke pasur parasysh se shpesh sëmuren dhe po për faktin se njerëzit po helmohen.
– Do të flas me ministrin Vujoviq, ky problem do të zgjidhet sistematikisht. Ndërkohë, ata do të marrin masat që munden për të reduktuar problemin, por nuk mund të zhduket derisa të ndërtohet një deponi e re. Paratë janë dhënë, do të shpallet tenderi, kur të gjendet një kontraktor do të fillojë ndërtimi i një deponie të re. Çdo gjë ka rrjedhën e vet dhe nuk mund të shkojë më shpejt se kaq – tha ministri.
Megjithatë, qytetarët kërkuan zgjidhjen e problemit, duke theksuar se këtë nuk po e bënë vetëqeverisja lokale.
– Do të thërras pushtetin lokal për të parë se cili është problemi, pse nuk e zgjidhin, pse nuk e shuajnë zjarrin. Nëse nuk e bëjnë, ka inspektime sipër tyre që do ta kontrollojnë. Ndoshta komuna nuk mundet, ndoshta kanë nevojë për ndihmë, do të shohim se çfarë mund të bëjmë – tha Vesiq.
Kryetari i Shoqatës së qytetarëve të Bujanocit “Organizata Serbe Sabornost” Oliver Milenkoviq kërkoi ndihmë në koordinimin e komunës dhe sektorit për situata emergjente.
– Çfarë do të bëjmë deri sa të përfundojë deponia, ju lutemi ndihmoni që të reagojmë shpejt në terren. Bujanoci ka shumë probleme, janë grumbulluar me vite. Në rrjetin e ujësjellësit ka ende gypa azbesti, të cilët janë të rrezikshëm për shëndetin e njerëzve, a mund të ndërrohen?Rrugët ndërtohen vetëm në fshatrat shqiptare, por jo edhe në fshatrat serbe – tha Millenkoviq.
– Tubat janë në përgjegjësi të drejtpërdrejtë të vetëqeverisjes lokale, por ne në nivel shtetëror po përgatisim një program pas zgjedhjeve që do t’i ndihmojë komunat më të vogla në ndërtimin e ujësjellësve – tha ministri.
Kryetari i Bashkësisë Lokale të Llopardincës, Goran Kostiq, i është drejtuar Vesiqit me kërkesë që fshati të ketë kanalizim dhe ka marrë një premtim për vitin e ardhshëm.
Përveç problemeve që kanë të bëjnë me deponitë dhe kanalizimet e ujërave të zeza, qytetarët e mbledhur kishin shumë pyetje lidhur me ndërtimin e rrugëve lokale.
Dragi Stojilkoviq nga Novo Sella kërkoi asfaltimin e rrugës nga Bogdanoci në Novo Sellë, për të cilën Vesiq iu përgjigj se rruga prej 5.5 kilometrash tashmë është ndërtuar, kështu që vitin e ardhshëm do të diskutohet se çfarë do të bëhet tjetër në atë fshat. Vesiq shprehu dëshirën e tij për të ndërtuar një kishë në Novo Sellë.
Edhe Goran Stamenkoviq nga Zhbevaci ka kërkuar që në atë fshat të shtrohet dhe të bëhet rrethrrotullim.
– Këtë vit në Bujanoc kemi investuar 173 milionë vetëm në rrugë dhe kemi ndërtuar gati 14 kilometra rrugë, do të bëjmë marrëveshje për vitin e ardhshëm. Bujanoci është i rëndësishëm për ne dhe ne do të përpiqemi t’i zgjidhim problemet – tha Vesiq.
I fundit që iu drejtua ministrit ishte Sërgjan Tomiq nga Bozhinjevci, i njohur më mirë si Labadaba, i cili para ministrit ia prezantoi problemin me mungesën e këndeve të lojërave për fëmijë në atë fshat, edhe pse, sipas tij, fshati ka marrë tokë nga Hekurudhat e Serbisë.
– Nëse keni tokë, ju premtoj se brenda dy javësh do të gjej një kompani që do t’ju ndërtojë një kënd lojërash për fëmijë – tha Vesiq dhe i shtrëngoi dorën Labadabit me marrëveshjen “ta bëjnë kurban një qengj kur të mbarojë këndi i lojërave”.
Vesiq premtoi gjithashtu një vendkalim për këmbësorë, pengesa të shpejtësisë dhe një semafor të ndezur afër shkollës fillore në Rakoc. Krahas premtimeve, qytetarëve të mbledhur u shpërndanë edhe librat e Vesiqit, ndërsa disa kopje u nënshkruan nga autori.


TAG


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *