TEMA E BISEDIMEVE NË BRUKSEL: ASOCIACIONI I KOMUNAVE SERBE

Bujanoc, 16. nëntor 2023. (Foto nga arkivi) – Një raund tjetër i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po mbahet sot në Bruksel ndërsa sipas njoftimeve të mëparshme do të diskutohet edhe për Statutin AKS-së.
Shefi i ekipit negociator i Beogradit, Petar Petkoviq, paraprakisht deklaroi se diskutimet për statutin e AKS-së duhet të japin përgjigje se sa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me komunitetin do të zgjidhen dhe mbi të gjitha se si do të ekzekutohen autorizimet ekzekutive që ka AKS, në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015, raporton Kosovo Online.
– Kjo vlen edhe për shëndetësinë, arsimin dhe planifikimin hapësinor dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësishme. Beogradi ka të drejtë të financojë të gjitha ato institucione përmes AKS-së – theksoi Petkoviq.
Të dyja palët kanë qenë më parë në Bruksel më 26 tetor dhe më pas janë zhvilluar takime të ndara mes Vuçiqit dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me përfaqësues të BE-së.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *