Bujanoc,23. nëntor 2023. Pasi Bujanovaçke publikoi sot deklaratën e Sërgjan Tomiq nga Bozhinjevaci afër Bujanocit se nuk pret që ministri i ndërtimtarisë Goran Vesiq të përmbushë premtimin e tij se në këtë fshat do të ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë, Vesiq bëri të ditur se bozhinjevcasit do të kenë një kënd lojrash.
Vesiq ka thënë në rrjetin X se këndi i lojërave do të bëhet javën e ardhshme.
“KËNDI I LOJRAVE VJEN JAVËN E TJETËR, SE NUK JAM SI ATA QË SRDJANI I MBËSHTET!
Sërgjan Tomiq, i njohur ndryshe si Labadaba, nuk duhet të shqetësohet për këndin e lojërave në Bozhinjevc të Bujanocit. Këndi i lojërave është paguar, dorëzimi fillon të premten dhe montimi fillon javën e ardhshme.
Unë e mbaj fjalën time. Unë nuk jam si ata që Sërgjani i mbështet politikisht, që organizojnë protesta për vrasjen e njerëzve dhe nuk dijnë të dërgojë as telegram ngushëllimi. Të gjithë njerëzit janë të njëjtë për mua, pavarësisht nga përkatësia politike, gjë që nuk është rasti me ata që mbështet Sërgjani.
Pra, këndi i lojërave po vjen, dhe kur kjo të ndodhë, pres që Sërgjani ta mbajë premtimin – të pjekë një qengj.
Kjo është një mundësi që Sërgjani të kuptojë se kush e mban fjalën…”, ka deklaruar Vesiq.
Početna FILLIMI VESIQ REAGON NDAJ TEKSTIT TË BUJANOVAÇKES: KËNDI I LOJËRAVE DO TË BËHET NË BOZHINJEVC, UNË E MBAJË FJALËN
VESIQ REAGON NDAJ TEKSTIT TË BUJANOVAÇKES: KËNDI I LOJËRAVE DO TË BËHET NË BOZHINJEVC, UNË E MBAJË FJALËN
Bujanovačke24. Nov 2023.FILLIMI, POLITIKË, SHOQËRI0
Previous PostENTI REPUBLIKAN: PAGA MESATARE NË BUJANOC 60.804 DINARË
Next PostNESËR NË BUJANOC, AKSIONI I DHRUESVE VULLNETARE TË GJAKUT