PRESHEVA BËHET ME MUZE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, Vranjë, 1. dhjetor 2023. – Presheva së shpejti do të bëhet me muze të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve në këtë qytet, tha kryetari i komunës Shqiprim Arifi.

Muzeu do të vendoset në një objekt ekzistues pranë gjimnazit të Preshevës, ndërsa përshtatja e objektit do të kushtojë 54.4 milionë dinarë, sipas vendimit për dhënien e kontratës të publikuar në Portalin e Prokurimit Publik.

Tashmë është nënshkruar kontrata me kontraktorët, ka bërë të ditur më herët Arifi.

Projektin e ka fituar një grup prej katër kompanish nga Presheva, Vranja dhe Nishi. Ofertues ishte Woodmania, në pronësi të Qani Qerimit nga Presheva, dhe kontraktues ishin Teming Electrotechnology (Nish), IT-Home Vranje dhe Beçki d.o.o. nga Rainca.

Nuk ka pasur oferta nga kompani të tjera.

Kryetari i Preshevës të enjten ka publikuar edhe fotografi se si do të duket muzeu në Preshevë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *