Bujanoc, 13. dhjetor 2023. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të flasë në mitingun e koalicionit “BETEJA POLITIKE E SHQIPTARËVE VAZHDON – SHAIP KAMBERI” që po mbahet sot (13 dhjetor) në Prishtinë. Fillimi i takimit është caktuar për në orën 19:00. Përveç Kurtit dhe Kamberit do të flasin edhe përfaqësues të tjerë të koalicionit.
Ragmi Mustafa, kryetar i degës së Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, i cili përbën shtyllën kurrizore të koalicionit, u bëri thirrje shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja që jetojnë në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës të vijnë në tubim ndërkaq të dielën t’i japin zë këtij koalicioni në vendet ku jetojnë.
“Është e nevojshme që shqiptarët të marrin pjesë masivisht në këto zgjedhje dhe të votojnë listën e përbashkët të pesë partive shqiptare të udhëhequr nga Kamberi. Është e domosdoshme që shqiptarët të përfaqësohen në parlament me zë të pavarur dhe integritet moral e patriotik. Ftojmë të gjithë shqiptarët e Luginës (që janë në Kosovë) të marrin pjesë në tubimin e litës sonë, ndërsa në ditën e zgjedhjeve të rrethojmë numrin 13në listë”, tha Mustafa.
KURTI ME ADRESIM NË TUBIMIN PËRMBYLLËS TË KOALICIONIT TË KAMBERIT
Bujanovačke13. Dec 2023.FILLIMI, POLITIKË0
Previous PostQUTA, PONOSH DHE MILIVOJEVIQ SOT NË VRANJË
Next PostPOLICIA: NUK KA VEPRA TË RËNDA PENALE DHE KONFLIKTE NË BAZA KOMBËTARE