INSPEKSIONI: KAMIONI I BARDHË NUK HODHI MBETURINA POR DEGË NGA PARKU

Bujanoc, 19. dhjetor 2023. – Kamioni, që u fotografua të martën në vendbanimin Karakaçka, nuk po hidhte mbeturina, por degë për dru zjarri – thotë për Bujanovaçke inspektori komunal Ibro Idiq.
-Menjëherë, pas tekstit tuaj, dolëm në terren dhe kontrolluam se për çfarë bëhej fjalë. Nuk janë mbeturina, por degë nga parku i qytetit. Aty aktualisht janë duke u prerë pemët dhe punëtorët tanë nga NP Komunalia, të cilët punojnë në kanalizimin në vendbanimin Karakaçkë, i kërkonin ato degë për të pasur dru zjarri – shpjegon Idiq.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, një lexues ka kontaktuar me portalin tonë dhe ka dërguar një foto të një kamioni të bardhë, i cili, siç ka deklaruar, po hidhte masë mbeturinash pas kontejnerit në këtë lagje. Pas publikimit të fotos, inspeksioni komunal ka dalë menjëherë në terren dhe ka kontrolluar se për çfarë bëhet fjalë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *