KËTO ISHIN TEMAT NË VITIN 2023 QË ZGJUAN MË SHUMË INTERESIM PËR LEXUESIT E BUJANOVAÇKES

Bujanoc, 5. janar 2024. – Vizita dhe lexueshmëria e portalit Bujanovačke në vitin 2023 është rritur për më shumë se 30 për qind krahasuar me vitin paraprak. Këtu nuk do të flasim për numrin e vizitave në faqe dhe lexuesve, do të themi vetëm me krenari se këto janë shifra shumë milionëshe.

Teksti më i lexuar ishte për konfliktin në Banjskë, ku presidenti Vuçiq zbuloi identitetin e një banori të Preshevës, i cili, tha ai, ka marrë pjesë në konflikt në anën e forcave të Kosovës. Më pas vjen menjëherë një tekst reklame për shitjen e një shtëpie buzë detit dhe më pas një tekst për tërheqjen masive të fëmijëve nga shkolla fillore “B. Radiçeviq” dhe transferimi i tyre në Levosojë. Ajo me të cilën krenohemi është se disa tekste reklamuese ishin ndër 10 tekstet më të lexuara.

Vëmendje të madhe të lexuesve tanë tërhoqi edhe teksti kushtuar në kujtim të gazetares Tamara Kitanoviq nga Vranja, e cila në një periudhë të karrierës së saj ka punuar edhe në RTV Bujanoci.

Interesim të madh dhe polemika të ashpra në faqen tonë në Facebook, shkaktoi teksti për punësimet partiake, përkatësisht fakti se, krahas 11 juristëve në Entin për punësim, punën e profesoreshës në SHM “Sveti Sava” në Bujanoc e fitoi bashkëshortja e drejtorit të shkollës fillore në Levosojë, përparimtarit Aleksandar Millosheviq.

Ajo që vihet re është se Bujanovaçke ka një target grup të gjerë dhe se numri i ndjekësve tanë rritet nga viti në vit. Lexuesit tanë më së shumti janë të interesuar për ngjarjet lokale, e kjo ishte një nga arsyet për hapjen e aplikacionit “Njofto Bujanovaçke” dhe për t’i mundësuar të gjithëve të na shkruajnë për problemet me të cilat përballen.

Në më pak se tre muaj që ky aplikacion është në portalin tonë, dhjetëra qytetarë të Bujanocit dhe rrethinës kanë kontaktuar redaksinë tonë duke kërkuar nga autoritetet zgjidhjen e problemeve me të cilat po ballafaqohen me muaj të tërë. Furnizimi me ujë, kanalizimet, rrugët e paasfaltuara dhe të pakalueshme, deponitë e egra, janë problemet më të shpeshta në zgjidhjen e të cilave kemi ndikuar.

Natyrisht, ekziston edhe një nga tekstet për Lopardincën, fshat që u bë i njohur në të gjithë Serbinë pas teksteve të Bujanovaçkes.

Gjatë vitit, tekstet tona politike, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet serbo-shqiptare, janë transmetuar pothuajse nga të gjitha mediat kombëtare, të cilat na kanë cituar edhe në lidhje me tema të tjera.

Gazetarët tanë Nikolla Laziq dhe Nikolla Stevanoviq ishin mysafirë të shpeshtë të televizioneve kombëtare – N1, Nova dhe Newsmax Adria, ku analizuan kushtet politike, sociale dhe shoqërore në Bujanoc dhe në jug të Serbisë, që është një nga dëshmitë se portali ynë shkoi përtej kornizave lokale dhe rajonale.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *