RIKONSTRUIMI I PARKUT: 26.000 EURO PËR 32 FIDANE

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 23. janar 2024– Me 3.1 milionë dinarë të investuara në parkun e qytetit në Bujanoc janë mbjellë 32 fidanë, janë hequr pesë pemë të vjetra dhe janë prerë pemët ekzistuese – kjo ishte e tëra që ishte paraparë në projektin e rikonstruimit. Nga Bashkia thonë se do ta hetojnë shkakun e rrëzimit të trungut të një peme të hënën, vetëm pak ditë pas punimeve.
-Është e nevojshme të përcaktohet pse pema ka rënë, nëse është e vjetër, për shkak të ngricave apo nëse dikush e ka prerë atë. Me siguri do të konsultohemi me kontraktorët dhe do t’i dërgojmë për ta konstatuar rastin – thonë autoritetet në Administratën Komunale.
Bujanovaçke raportoi të hënën se një pemë ka rënë në parkun e qytetit pak para orës 14:00, por fatmirësisht pa të lënduar.
-Punimet janë kryer sipas projektit të çertifikuar nga inxhinieri i arkitekturës së peisazhit. Është hequr druri i cili ishte paraparë me projekt – thonë nga Komuna.
Kur pyetëm nëse kjo është e gjitha që do të bëhet në park, duke qenë se shtigjet, stolat, sipërfaqet e gjelbruara dhe orenditë për fëmijë janë në gjendje të dëshpëruar, na thanë se “plani afatgjatë është rregullimi i shtigjeve dhe orendive.”
Sipas projektit u mbollën 32 fidanë – rreshta bliri dyanësh (16 copë), akacie dekorative (11) dhe 5 rrape.
Sipas çmimeve në internet, në variantin më të shtrenjtë, për këtë numër dhe lloj fidanësh duhet të ndahen rreth 120.000 dinarë.
Për projektin prej 26.500 euro është angazhuar fidanishtja “Paulownia Liridoni” nga komuna e Preshevës.
Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit siguroi 2.5 milionë dinarë, ndërsa Komuna e Bujanocit 630.000 dinarë shtesë.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *