VUÇIQ NESËR VIZITON LLUÇANIN, AFËR BUJANOCIT

Bujanoc, 25. janar 2024. – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten (26 janar) vjen në komunën e Bujanocit, gjegjësisht në fshatin Lluçan, ku do të vizitojë shkollën fillore “Sami Frashëri”, e ka konfirmuar sot për portalin tonë, kryetari i progresistëve të Bujanocit, Nenad Mitroviq.

-Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por është pothuajse e sigurt se presidenti Vuçiq do ta vizitojë edhe kishën në fshatin Bozhinjevc – thotë Mitroviq.

Vuçiq vjen në Lluçan për të paralajmëruar rindërtimin e shkollës, e cila do të financohet nga shteti. Sipas buxhetit të komunës së Bujanocit për rindërtim in e kësaj shkolle janë planifikuar 54 milionë dinarë. Lluçani është i banuar ekskluzivisht nga shqiptarë.

Përveç komunës së Bujanocit, presidenti pritet të vizitojë edhe Vranjën, ku do të vizitojë Qendrën Shëndetësore.
Pritet të publikohet agjenda dhe datat e vizitës.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *