KËSHILLTARI I NAGIPIT E BRAKTISË KUVENDIN: JAM I PAKËNAQUR, JAM INJORUAR NGA PARTIA

Bujanoc, 29. janar 2024. Rahim Rahimi, këshilltari i Kuvendit komunal të nga radhët e PD-së së Nagip Arifit, ka bërë të ditur se po largohet nga kjo parti, pasi siç ka thënë ai ka qenë i përjashtuar nga të gjitha proceset vendimmarrëse partiake në dy vitet e fundit.
Ai bëri të ditur se mandatin e këshillit do t’ia kthejë partisë në të cilën ka qenë që nga themelimi i saj.
-Kjo situatë ndikoi në rritjen e pakënaqësive në të gjitha nivelet e partisë dhe unë mora një vendim. Edhe pse ka mbetur pak kohë deri në zgjedhjet e reja, e konsideroj obligim moral kthimin e mandatit të këshilltarit në seancën e parë të Kuvendit të Komunës – ka thënë Rahimi në Facebook.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët, veçanërisht bashkëvendasit nga fshati Bilaç, të cilët, siç thotë ai, e kanë përkrahur pa kushte.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *