SHOFERËT E AUTOBUSËVE DHE KAMIONËVE NËN MBIKQYRJE TË SHTUAR TË POLICISË

Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 19. shkurt 2024. (Foto MPB) – Drejtuesit e kamionëve dhe autobusëve do të jenë në fokusin e policisë rrugore javën e ardhshme në kuadër të aksionit ndërkombëtar që synon zbulimin e shkeljeve. Aksioni zgjat deri më 25 shkurt në 30 shtete evropiane, anëtarë të organizatës ROADPOL (rrjeti i policisë rrugore evropiane).
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se policia rrugore do t’i orientoj patrullat e saj kryesisht në rrugët me qarkullim më intensiv të autobusëve dhe kamionëve.
“Theks i veçantë do të jetë monitorimi i respektimit të dispozitave të Ligjit për orarin e punës së ekuipazheve të automjeteve në transportin rrugor dhe tahografi, si dhe transportin e mallrave dhe plotësimin e kushteve të përgjithshme për pjesëmarrje në komunikacion nga drejtuesit e kamionëve dhe autobusëve.
Analizat e aksidenteve të trafikut në vitin 2023 tregojnë se kamionët janë përfshirë në 5535 aksidente trafiku, gati dy të tretat e të cilave janë shkaktuar nga drejtuesit e këtyre mjeteve. Nga ana tjetër, autobusët janë përfshirë në 1553 aksidente trafiku, rreth një e treta e të cilave janë shkaktuar nga drejtuesit e autobusëve.
Gjatë kontrollit të qarkullimit rrugor të ushtruar në të njëjtën periudhë, policia rrugore zbuloi rreth 132 mijë shkelje të kryera nga drejtues kamionësh dhe 5200 shkelje të drejtuesve të autobusëve.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *