Bujanoc, 6. mars 2024. – Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Shaip Kamberi, ka një dilemë të madhe rreth kandidatit për kryetar të Komunës së Bujanocit në zgjedhjet e ardhshme lokale, shkruan portali shqiptar FolOnline.
Siç thekson redaktori i kësaj medie, Jeton Ismaili, në tekstin e tij autorial, partitë që tubojnë shqiptarët janë në vulugun e përgatitjeve për zgjedhjet, ndërsa lideri i më të vjetrit në mesin e tyre po mendon për dy kandidatë, që në rast të rezultatit të mirë zgjedhor, do të bëhej kryetar i Bujanocit. Njëri prej tyre është Ragmi Mustafa, kryetar i degës së PVD-së së Bujanocit dhe tjetri është Enver Ramadani, kryetar aktual i parlamentit lokal.
Foto: Mustafa dhe Ramadani
Siç shkruan Ismaili, Mustafa ka një avantazh të lehtë sepse sakrifikoi pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), të cilin e drejtoi me sukses për 4 vite. E vetmja pengesë institucionale do të ishte se ai aktualisht mban pozitën e këshilltarit politik të Besnik Bislimit, nënkryetarit të parë të Qeverisë së Kosovës. Megjithatë, autori i analizës beson se Mustafa do ta “sakrifikonte” atë pozitë nëse partia kërkon që ai të zërë vendin e të parit të Bujanocit.
Për Ramadanin thuhet se ende nuk ka shpallur kandidaturën e tij, ndërsa aduti i tij kryesore është përvoja që ka grumbulluar që nga viti 2020 si lider I Kuvendit të Bujanocit, por edhe fakti se vjen nga një familje e njohur intelektuale dhe sipërmarrëse.
Në një situatë ku duhet të zgjedhin mes dy figurave që kanë shënuar dekadën e kaluar në PVD, kjo nuk është një detyrë e lehtë për autoritetet partiake, thekson Ismaili.
Ai shton se Shaip Kamberi, i cili tashmë është djegur në zgjedhjet e 2020 duke e kandiduar Driton Rexhepin, është në probleme të mëdha, meqë atëbotë partia e tij fitoi vetëm 8 mandate dhe mbeti jashtë rrjedhave në pushtetin lokal.
Së fundi, besohet se Kamberi, si person dhe politikan që udhëhiqet nga parimet demokratike, vendimin do t’ua lërë organeve partiake të shprehen në mënyrë të drejtë dhe të ndershme dhe se me këtë rast nuk do të favorizojë asnjë kandidatët.
Previous PostOFERTË E BEGATSHME LULESH NË SHESHIN E BUJANOCIT, PËR ÇDO SHIJE DHE KULETË
Next PostKAMBERI TE VARRI I ADEM JASHARIT: LAVDI TË GJITHËVE QË RANË PËR LARINË E KOSOVËS