FILLON REGJISTRIMI I POPULLËSISË NË KOSOVË

Bujanoc, 6. prill 2024. Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave dhe banesave në Kosovë ka filluar të premten dhe do të zgjasë deri më 17 maj. Lista Serbe kërkon nga qytetarët që të bojkotojnë procesin.
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në ueb faqen e saj ka njoftuar se nga data 5 deri më 10 prill, punonjësit e saj do t’i vizitojnë shtëpitë e një numri të madh të qytetarëve për të shpërndarë materiale si fletëpalosje, letra informative dhe informacione për zonat e regjistrimit, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Siç tha Agjencia e Statistikave, regjistrimi i përgjithshëm duhet të fillojë më 10 prill.
Në ditën e fillimit të regjistrimit të popullsisë, në takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me kryetarët e komunave, është kritikuar se procesi nuk është përgatitur mirë.
Në disa komuna, si në Prizren, regjistrimi nuk do të fillojë para të hënës sepse nevojiten përgatitje shtesë.
Më herët u bë e ditur se qytetarët do të plotësojnë shtatë pyetësorë, mes të cilëve edhe atë për dëmet e shkaktuara gjatë konfliktit të viteve 1998 dhe 1999.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se mbikëqyrësit dhe regjistruesit e saj do të punojnë edhe gjatë fundjavave sepse shumica e familjarëve në ato ditë janë në shtëpi.
Rreth 3500 regjistrues dhe 891 mbikëqyrës do të angazhohen në regjistrimin e popullsisë, sipas ASK-së.
Sipas Ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, çdo person mund të gjobitet nga 30 deri në 2000 euro nëse refuzon të japë të dhënat e kërkuara nga regjistruesi. Gjobat janë edhe më të larta për biznesmenët dhe shkojnë deri në 20 mijë EUR.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, ka njoftuar se pjesëtarët e komunitetit serb nuk do të marrin pjesë në regjistrim.
Ata thonë se nuk do të marrin pjesë në regjistrim ndër të tjera për shkak të “represionit” të regjimit të kryeministrit Albin Kurti.
Më 2 prill, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen regjistrimit dhe tha se për herë të parë perms pyetësorëve do të dokumentohen dëmet e shkaktuara gjatë luftës.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë në vitin 2011 nuk është mbajtur në katër komunat e veriut ku jeton popullata shumicë serbe, ndërsa në komunat në jug procesi kryesisht është bojkotuar me ftesë të Beogradit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *